Kosova

Evakuohen personeli dhe udhëtarët pas kërcënimit me bombë në aeroportin e Prishtinës! Çfarë zbuluan ekipet speciale

19:39 - 16.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përgjegjësja për marrëdhëniet me publikun në aeroportin e Prishtinës, Valentina Gara, ka konfirmuar kërcënimin për shpërthim me bombë në aeroportin Adem Jashari.




Përmes një njoftimi zyrtar ajo bëri me dije fillimisht se për arsye sigurie u evakua i gjithë personeli dhe udhëtarët, por pas konstatimeve të ekipeve të planit emergjent u pa se kishim të bënim me një alarmë të rremë.

Njoftim i parë zyrtar:

Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë.

Udhetarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurtë.

Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre.

Do te ju mbajmë të informuar!

Në një njoftim të dytë, gara njoftoi se pasi u konstatua se kishim të bënim me një alarm të rremë, aeroporti është rihapur dhe fluturimet do të kryhen normalisht.

Njoftim i dytë zyrtar:

Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.

Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm.

ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.