Kryeministri Edi Rama këtë të dielë ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Rama është pritur nga familjarët e ish-presidentit Thaçi, ndërsa ka publikuar edhe videon nga momenti i takimit, ku shpereh edhe përshëndetjet e bashkëshoretes së tij, Linda Rama.
Sakaq ish-presidenti Hashim Thaçi, gjendet në Hagë.
Kreu i qeverisë shqiptare nga kjo vizitë nuk doli duarbosh, pasi mori si dhuratë nga ana e familjes së Thaçit, flamurin kombëtar kuq e zi.
Shfaq Komentet (0)