DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Nano, Berisha e Meta japin OK për kandidatin e ri. Artur Kuko Presidenti i Ri?

07:00 - 21.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 21 Qershor 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare”




 Marrëveshja

Nano, Berisha e Meta japin OK për kandidatin e ri

Artur Kuko Presidenti i Ri?

Artur Kuko, kompromisi PS – PD

Kryesia e PS aprovon emrat e tetë kandidatëve

Kandidatët për President

Emrat që aprovoi PS

Fatos Nano

Rexhep Meidani

Luan Omari

Thimio Kondi

Muharrem Kushe

Artur Kuko

Agim Fagu

Genc Ruli

Emrat që aprovoi PD

Pjetër Arbnori

Sabri Godo

Mentor Petrela

Zef Mazi

 

 

Ambasadori i Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, Artur Kuko, duket se është emri që ka gjetur pëlqimin e Nanos, Berishës e Metës, por kandidatura e tij si president ka hasur rezistencën e një pjese të kryesisë socialiste, që u mblodh dje në mbrëmje. Gjithsesi, emri i Kukos do të jetë kandidatura kryesore që do të diskutohet sot në takimin e radhës mes Nanos e Berishës.

Mbledhja e djeshme e kryesisë është zhvilluar me polemika të ashpra. Një pjesë e kryesisë si: Majko, Dokle, Dade e Ruka, kërkonin që PS-ja duhet të këmbëngulë në rizgjedhjen e Meidanit. Pas shumë polemikash, më në fund kryesia ka hartuar një listë me shtatë kandidatë, duke i ndarë ata sipas fushave përkatëse. Nga fusha e jetës politike, pas këmbënguljes për emrin e Meidanit, u shtua dhe emri i Nanos. Nga fusha e drejtësisë u konkludua me emrat e Thimio Kondit, Muharrem Kushes, kryetarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, si dhe ai i Luan Omarit. Ndërsa nga fusha e diplomacisë u zgjodhën emrat e Artur Kukos dhe Agim Fagut, ambasadorit shqiptar në Londër. Gjatë diskutimeve u rrëzuan dhe disa propozime që ishin bërë më parë. Kryesia nuk pranoi që mazhoranca të fusë në listë dhe emrin e socialdemokratit Haxhi Aliko, i servirur nga Gjinushi. U rrëzua gjithashtu dhe propozimi për ish-ambasadorin tonë në Francë, Luan Rama. Propozimi i Petro Koçit për juristin e njohur Njazi Jaho nuk u mor në konsideratë. Pra, lista për të cilën kryesia e PS-së ia dha pëlqimin Nanos për të negociuar me Berishën, përbëhet nga shtatë emra. Por një pjesë e madhe e tyre ose janë fiktivë, ose nuk kanë shanse që të pranohen nga opozita.

Artur Kuko duket se i ka shanset më të mëdha. Në mbrëmjen e dy ditëve më parë atij i telefonoi Nano për t’i kërkuar që të pranojë kandidaturën. Kuko ka vetëm 2 muaj që i ka mbushur 40 vjeç – moshën që parashikon Kushtetuta për kreun e shtetit. Që prej dhjetë vjetësh, thuajse pa ndërprerje, ai ka qenë ambasadori i Shqipërisë në NATO dhe tani pranë BE-së. Në këtë post ka qenë gjatë pesë viteve të qeverisjes së PD-së për të vazhduar dhe pesë vjet të tjerë gjatë qeverisjes socialiste. Kjo baraslargësi nga dy partitë e mëdha, si dhe fakti që është një nga diplomatët më të mirë shqiptarë, është shkaku që ai të pranohet sot nga të dyja palët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.