Kryesore

Bujqësia e të ardhmes me dronë dhe satelitë, premtim i Edi Ramës për fermerët

11:42 - 28.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama premton t’i zgjidhë problemet e bujqësisë me satelitë dhe dronë. Në konferencën “Bujqësia me Teknologji dhe Inovacion”, kreu i qeverisë tha se inspektimi do të jetë nga qielli dhe s’do të ketë më inspektorë në territor.




“Na duhet të shtyjmë më shumë tek teknologjia dhe inovacioni. Nëse mbi 15 mijë fermerë duan naftë, po sa traktorë ka ky vend se nuk del llogaria. Ka një shkallë fiktiviteti. Si do të adresohet? Do të adresohet përmes teknologjisë dhe formalizimit. Nga një anë me regjistrin e tokës dhe vënien në përdorim dronët dhe satelitët, që janë vonuar, por që do të vijnë brenda këtij viti shpresoj dhe me faturat.

Naftën do ta marrësh por do të sjellësh faturat tani. Do vijë edhe raporti që ti ke marrë naftën dhe ke shitur. Për atë sasi do të vazhdosh të kompensohesh. Do të kërkojë kohën e vet. 5 mijë të tjerë janë në proces. Ne nuk kemi dashur ta bëjmë të vështirë dhe të lodhshme prandaj ne jemi duke punuar që inspektimin ky vend ta çojë në qiell. Ta bëjë me satelitë, drona dhe jo me inspektorë”, tha Rama.

Dronët nga Turqia, kryeministri i premtoi pas zgjedhjeve të 25 Prillit me qëllim kontrollin e territorit dhe shmangien e aksidenteve, por tani me to do të kontrollojë tokat bujqësore. Kurse për satelitët nuk është e qartë se për çfarë do t’i përdori, por pas mosmbajtjes së premtimit në mars dhe pas bllofit në qershor, rëndësi ka t’i kemi, pastaj do të shihet mundësia se për çfarë do t’i përdorë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.