Një aksident e humbje jete ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Zhym të Lushnjës.
Policia bën me dije se qytetari me iniciale Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Më pas, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:40, në fshatin Zhym, shtetasi Th. Ç., 67 vjeç, banues në Krutje, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.
Shfaq Komentet (0)