LAJMI I FUNDIT

Pr.rezoluta e PS për raportin e Dick Marty, reagon PD: Manovër për të shmangur genocidin serb në Kosovë

11:39 - 20.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kuvendi do të votojë në seancën e fundit për këtë session parlamentar, një projektrezolutë të propozuar nga PS-ja që i kërkon Këshillit të Europës të konsiderojë të pabaza akuzat e Dick Marty për trafik organesh nga UÇK-ja gjatë luftës në Kosovë.




Lidhur me këtë dokument ka reaguar Partia Demokratike, e cila më parë kishte depozituar në Kuvend një projekt rezolutë kundër genocidit serb gjatë luftë në Kosovë.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu shkruan se varianti i PS-së është një manovër e qeverisë për të mos votuar në Parlament një dokument që dënon krimet serbe në Kosovë.

Postimi i Shehut

Maxhoranca nuk guxon te denoje e as te njohe genocidin serb ne Kosove!

Mbas nje “odiseje” te gjate, shkelje te renda te regullores se Kuvendit, “akrobacive” per te fshehur mungesen e vulnetit politik, Rama nepermjet mekanizmave parlamentare, nuk fut ne rend te dites Rezoluten tone edhe neser ne seancen e fundit te kesaj periudhe.

Behet fjale per “Rezoluten per Njohjen e Denimin e Genocidit Serb ne Kosove” ne vitet 98-99.

Kjo Rilindje per turpin e saj e te Kuvendit te Shqiperise nuk guxon te pranoje nje fakt te tille historik, ashtu si veproi edhe me Rezoluten per Srebrenicen, ku ne asnje resht nuk denohet ai genocid dhe krimet i ngarkohen vetem serbo-boshniakeve, duke tentuar keshtu te “shplaje” Beogradin.

Cdo gje po behet ne perputhje me ate cfare ka kerkuar Vucic pak kohe me pare nga parlamentet e “vendeve mike”, mos njohjen e genocideve serbe ne Rajon.

“Shkopi” i tij qenka vendimtar per Rama&Co.

Ndersa futja nga maxhoranca e nje Rezolute kunder raportit te Dick Marty, nje shpifje monstruoze ai raport, eshte thjesht nje manover per te maskuar mos njohjen e deniomin e genocidit serb ne Kosove.

E gjithe ajo genjeshter e “organeve” eshte ngritur per te njollosur UCK, luften clirimtare te Kosoves dhe per te hequr vemendjen nga genocidi serb aty, per te zbehur ato krime millosheviciane, qe detyruan NATO te nderhyje me force.

Pra se pari duhet njohur e denuar genocidi serb, ashtu si dhe Qeveria shqiptare duhet te asistoje Qeverine e Kosoves ne paraqitjen e fakteve te atij genocidi prane gjykatave e institucione nderkombetare, gje qe Prishtina nuk mund ta relizoje, se nuk eshte antare e OKB.

Kjo do t’i hapte rruge cmontimit edhe te te gjitha genjeshtrave te ngritura ndaj UCK, sic eshte dhe ai raport.

Pikerisht keto kerkon dhe Rezoluta jone, qe kjo maxhorance nen presionin e Vucic nuk guxon as ta paraqese ne seance plenare, sic e do morali, e drejta, stabiliteti i Rajonit, dhe regullorja e Kuvendit.

Nje turp historik ky per te gjithe ne, qe verteton vasalitetin e plote te Rames ndaj Vucic.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.