AKTUALITET

Si po përdoret nga politika hapjes së Dosjeve – Ligjet e 1995-ës, dy komisionet ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani” deri te Autoriteti i Dosjeve

14:20 - 27.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditët e fundit, institucioni i Autoritetit të Dosjeve është kthyer në një objekt debati për çështjen e pastërtisë së figurës së politikanëve të lartë shqiptar.




Ky debat mori spunto nga një letër që Autoriteti i Dosjeve i dërgoi Kuvendit të Shqipërisë për hetimin dhe bërjen publike të emrave të zyrtarëve të lartë të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Ligji për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i ashtuquajtur ligji për hapjen e dosjeve të agjentëve dhe bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit u miratua në vitin 2015.

Objekti i ligjit është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për të bërë të mundur ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi ‘demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit e pajtimit kombëtar’.

Por, disa parashikime brenda këtij ligji, kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë, nuk përputhen me parimin e transparencës. Në nenin 29, ligji parashikon kërkesat për informim mbi zyrtarët publikë përpara emërimit, ose ngritjes në detyrë.

Në pikën 1 të këtij neni ligji thotë se, Autoriteti ka për detyrim t’i përgjigjet çdo kërkese që mbërrin nga institucionet lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumentet e ish-Sigurimit për zyrtarë, që nga Presidenti i Republikës, deri te deputetë, apo çdo post tjetër që dekretohet nga Presidenti.

Pika 2 e nenit thotë se “Autoriteti i përgjigjet institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike për zyrtarin që emërohet ose ngrihet në detyrë, përkatësisht nëse:

  1. a) ka qenë ose jo person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm;
  2. b) ka qenë ose jo bashkëpunëtor aktiv i ish-Sigurimit të Shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji;
  3. c) figuron ose jo në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Por, Autoriteti nuk mund të kthejë përgjigje për të gjithë. Arsyeja është pika 4 e po të njëjtit nen.

Në bazë të këtyre dy ligjeve të miratuara që në 1995-n u ngritën më pas dy komisione verifikimit të pastërtisë së figurës të zyrtarëve dhe të të zgjedhurve. Komisioni i parë i drejtua nga Hajri Mezini. Para zgjedhjeve të 1996-s, Sali Berisha e përdori këtë komision për të ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhje të dhjetëra figurave socialiste me pretendimin se ishin ish-sigurimsa, bashkëpunëtore të sigurimit, apo bashkëpunëtorë të komunizmit. Një pjesë e mirë e këtyre vendimeve u rrëzuan më vonë në gjykata.

Pasi erdhën në pushtet në 1997-n, socialistët lanë të njëjtin komision me të njëjtat parashikime, vetëm ndryshuan kryetarin e tij, duke emëruar Nazif Bezhanin. Ky i fundit, në një rrëfim të 2002-it tregonte se politika asnjëherë nuk e ka dashur sinqerisht hapjen e dosjeve, ose të paktën është përpjekur ta kontrollojë e sabotojë punën e komisionit. Ai thotë se ka pasur marrëdhënie të vështira si me të tre Kryeministrat socialistë, si me Nanon, Majkon, ashtu edhe me Metën.

Bezhani deklaron se në një masë të madhe politika ja kishte dalë mbanë që ta kontrollonte këtë proces dhe ishte e unifikuar në qëndrimin që në përbërje të komisionit duhet të kishte edhe 4 deputetë, pavarësisht se kjo ishte shkelje e Kushtetutës së miratuar me referendum në vitin 1998-s, sipas të cilës: “Deputetët nuk mund të ushtrojnë asnjë detyrë tjetër shtetërore, përveç asaj të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

“Ndërsa me këtë komision deputetët futen në administratë dhe gjykojnë mbi veprimtarinë e funksionarëve të lartë shtetërorë. Pra, Kuvendi nuk mund të krijojë komisione nga administrata, siç ka bërë, sepse ata janë si jorganë për të mbuluar korrupsionin dhe, që kur u krijua komisioni i parë nga PD-ja më 1995-n dhe pastaj kur e morën pushtetin socialistët, nuk u nxor asnjë hajdut dhe nuk u penalizua asnjëri”, deklaronte Bezhani.

Përpjekje për të miratuar një tjetër ligj Berisha bëri edhe në 2009-n, njohur si nisma e lustracionit në politikë. Nisma u miratua në Kuvend, por u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese pas një opinioni të Komisionit të Venecias, që tha se ajo binte ndesh me parimet kushtetuese dhe mund të cenonte të drejtat e njeriut.

Nga denoncimet ndër vite të ish të përndjekurve dhe nga këto deklarata të Nazif Bezhanit nënkuptohet se qëllimi i politikës në atë kohë ka qenë pajisja me certifikata pastërtie për vetveten. Një të tillë, sipas deklaratës së të martës të Autoritetit të Dosjeve gëzon edhe politikani i lartë me inicialet I.M., që sipas mediave është ish-Presidenti Ilir Meta.

Meta e mohoi përmes Tedi Blushit dhe sfidoi Autoritetin që të publikojë të gjitha dosjet që ka, edhe për procesverbalet e organizatave te Rinisë së asaj kohe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.