Kryesore

Rama për plagosjen e ushtarëve në Gramsh: Krenarë për rojet ushtarake që neutralizuan të dyshuarit për spiunazh!

23:31 - 20.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Rama i është përgjigjur reagimeve që erdhën pas plagosjes së dy ushtarëve nga personat e dyshuar si agjentë rusë në uzinën e armëve në Gramsh.




Fillimisht Rama ka shigjetuar deklaratat e opozitës dhe më pas është shprehur krenar për ushtarët shqiptarë.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh!

Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!” shkruan Rama në Twitter.

Më herët, kreu i PD Sali Berisha tha se ngjarja nuk duhej të quhej incident, por një aggression ndaj NATO-s, ndërsa sipas tij, përgjegjësia binte edhe ndaj kryeministrit Rama që nuk e ndaloi hyrjen e rusëve në Shqipëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.