Kosova

Twitter parlajmëron përdoruesit: Këtë lajm nga Vuçiçi s’duhet ta marrin seriozisht!

19:00 - 21.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrjeti i njohur social, Twitter kujdeset që t’i mbrojë përdoruesit nga lajmet e rreme dhe propaganda.




Në këtë rrjetë kanë rënë një grumbull mediash të Beogradit, të kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Kështu, mbi një lajm të mediumit serb, B92, Twitteri paralajmëron se ata janë të lidhur me shtetin serb.

 “Qëndroni të informuar. Ky tweet lidhet me një faqe interneti mediatike të lidhur me shtetin serb”, paralajmëron Twitteri.
Lajmi ka të bëjë me një deklaratë të Vuçiçit se një grup çeçenësh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, kanë qëndruar në Kosovë.

Vuçiç tha se detyra e tyre ishte ta vëzhgonin situatën në veri të Kosovës dhe t’i rekrutonin ushtarë potencialë për të luftuar në Ukrainë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.