Kryesore

FOTOT/ Partia e Lirisë: “Blogerët” hynë dhe në Pashaliman, përgjegjësi direkte e Ramës

09:48 - 22.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar qeverinë dhe insitucionet shtetërore se kanë dështuar të ruajnë sigurinë kombëtare, pasi sipas tij, “blogerët” kanë hyrë edhe në Pashaliman, të cilën kryeministri disa muaj më parë ia ofroi NATO-s për bazë të sigurtë ushtarake!




“Janë fotot e turpit dhe të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, SHISH, Policisë së Shtetit, Antiterrorit dhe çdo strukture tjetër të ngarkuar me ligj për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare.

Institucionet kanë dështuar për faqe të zezë sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime “blogerëve” të huaj që kanë bërë çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.”, shkruan Blushi teksa ndan dhe fotot më poshtë.

“Kur “blogerë” apo “turistë” janë të aftë të thyejnë në çdo kohë filtrat e sigurisë të bazave tona ushtarake, të filmojnë dhe të marrin prej andej çfarë të duan, imagjinoni ç’mund të bënin armiq të NATO-s, grupet terroriste apo aktorë të tjerë që duan të dëmtojnë Sigurinë tonë Kombëtare dhe të destabilizojnë rajonin”.

turiste-ne-pashaliman9 turiste-ne-pashaliman8 turiste-ne-pashaliman7 turiste-ne-pashaliman6 turiste-ne-pashaliman5 turiste-ne-pashaliman4 turiste-ne-pashaliman3 turiste-ne-pashaliman2 turiste-ne-pashaliman1
<
>

POSTIMI I PLOTE

INSTITUCIONET KANË DËSHTUAR: “Blogerët” kanë hyrë në Pashaliman! Kryeministri ia ofroi NATO-s në maj 2022 për bazë të sigurtë!

Vetëm dy muaj më parë “blogerë” të huaj, me shtetësi dhe kombësi të panjohur zyrtarisht, kanë hyrë në bazën ushtarake të Pashalimanit.

Këto foto janë një tjetër dëshmi e kapitullimit të institucioneve!

Janë fotot e turpit dhe të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, SHISH, Policisë së Shtetit, Antiterrorit dhe çdo strukture tjetër të ngarkuar me ligj për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare.

Institucionet kanë dështuar për faqe të zezë sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime “blogerëve” të huaj që kanë bërë çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

Kur “blogerë” apo “turistë” janë të aftë të thyejnë në çdo kohë filtrat e sigurisë të bazave tona ushtarake, të filmojnë dhe të marrin prej andej çfarë të duan, imagjinoni ç’mund të bënin armiq të NATO-s, grupet terroriste apo aktorë të tjerë që duan të dëmtojnë Sigurinë tonë Kombëtare dhe të destabilizojnë rajonin.

Skandali thellohet çdo ditë dhe vë përpara përgjegjësisë direkte vet Kryeministrin, që në maj të këtij viti ia ofroi NATO-s, Bazën Ushtarake të Pashalimanit, me garancinë e një baze detare të sigurt!

http://www.evropaelire.org/…/baza-detare…/31870027.html

Shpërdorimi i detyrës duhet t’i vendosë sa më parë para ligjit të gjithë përgjegjësit! Institucionet nuk kanë funksionuar! Qartësisht kanë dështuar!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.