Kryesore

Luiza Gega pritet me ceremoni në Rinas: Mund t’ia dalim nëse punojmë fort, edhe pse jemi vend i vogël!

11:46 - 22.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për herë të parë në histori, Shqipëria arriti të siguronte një medalje ari në atletikë në një kampionat madhor si Evropiani. Luiza Gega shkëlqeu në Mynih me një paraqitje fantastike në garën e 3000 m me pengesa. Atletja kuqezi, e veshur me ar, u rikthye këtë të hënë në atdhe ku u prit në Rinas nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.




Luiza Gega shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila u ngjit në majën e Europës.

Gega kurorëzoi kështu me një medalje të artë një sezon të jashtëzakonshëm, ku ka dominuar kudo që ka garuar. Kampione e Europës, në një garë që ajo nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, duke qenë gjithnjë në krye dhe e shkëputur ndjeshëm nga të gjitha rivalet, që duelonin vetëm për podiumin.

Një triumf i madh për Luiza Gegën, trajnerin e saj Taulant Stërmasi dhe atletikën shqiptare.

“Faleminderit për pritjen e ngrohtë. Ndihem shumë e vlerësuar. Kam shumë vite që punoj dhe jam krenare që përfaqësoj ngjyrat e vendit tim. Sot jam më shumë krenare se kurrë.

Derdha lot sepse mu kthye koha pas, sepse tregova se mund t’ia dalim nëse punojmë fortë edhe pse jemi një vend i vogël.

Falënderoj të gjithë, pasi diçka ka ndryshuar edhe me ligjin e sportit. Shpërblimi që merret, ndihma nga bashkia e Tiranës, ka bërë që të vijë kjo medalje. Uroj që të rinjtë shqiptarë të motivohen për t’ia dalë në të ardhmen”, deklaroi Luiza Gega.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.