LAJMI I FUNDIT

Ministrja e Financave: Mos gënjeni, ekonomia shqiptare është në rritje. Po kujdesem për familjet shqiptare

10:40 - 22.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Republikën e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka parë një rritje gjatë 3-mujorit të tretë të vitit.




Sipas saj, rritja ka vijuar duke përcjellë një efekt pozitiv te treguesit makro-ekonomikë.

“Ndërthurja e të gjitha politikave së bashku me mbështetjen ka sjellë që deri tani ekonomia shqiptare të ketë një performancë pozitive dhe inflacioni të jetë i kontrolluar”.

Për Ibrahimajn ndikim në këtë rritje ka pasur mbështetja e familjeve në nevojë me subvencione, dhe ngritja e bordeve të ndryshme.

“Jemi kujdesur që asnjë familje shqiptare të mos e ndej efektin e rritjes së çmimit të energjisë”.

Ministrja theksoi se inflacioni edhe pse në rritje mbetet i kontrolluar.

Ajo njoftoi se inflacioni për muajin që lamë pas pësoi një rritje me 7.5%.

Sipas Ibrahimajt, inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët se vendet e rajonit.

“Rritja më e madhe e çmimeve u vërejt në fushën e transportit dhe ushqimet e pijet alkoolike”, tha ministrja.

Po ashtu, ministrja ceku edhe ecurinë e importeve dhe eksporteve, ku të parat janë rritur me 24% dhe eksportet me 40%.

Ibrahimaj ravijëzoi se ka pasur edhe një rritje të numrit të vendeve të punës.

Gjatë muajit qershor vendet e punës arritën në 725 mijë e 572 duke u rritur me 15 mijë e 108 më shumë se vjet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.