LAJMI I FUNDIT

“Po vepron si agjent influent i Kremlinit në Tiranë me projektin Ballkani i Hapur”/ Akuza e fortë e Berishës për Kryeministrin Rama!

12:25 - 22.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se me projektin e Ballkanit të Hapur po kërcënon sigurinë kombëtare të vendit.




“Ajo për të cilën unë jam këtu është se ka një projekt tjetër madhor, për Ballkanin, projekt serbo-rus e ky është Ballkani i Hapur. Shqiptarët e dinë se ky projekt u mbështet para dy muajve haptas publikisht me gjithë potencialin e tij nga ministri i Jashtëm rus Lavrov. E ky projekt mbështetet fuqimisht nga vasali i Vucic në Tiranë, Edi Rama. A nuk është ky një akt madhor kërcënimi të sigurisë kombëtare nga Edi Rama? Pra ata që kërkojnë agjenturën në bunkere dhe tunele, e atje duhet kërkuar por problemi madhor për Shqipërinë e sigurinë kombëtare është e ajo sot është në krye të qeverisë së vendit. Rama po vepron si agjent influent i Kremlinit në Tiranë me projektin Ballkani i Hapur”, tha Berisha në një deklaratë për mediat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.