LAJMI I FUNDIT

Më në fund ilaçi antiviral i Lisë së Majmunit po vihet në provë!

18:00 - 23.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekipi i Universitetit të Oksfordit po provon një antiviral të quajtur tecovirimat për të ndihmuar në shërimin e lisë së majmunit. Virusi, i cili po përhapet me shpejtësi edhe në vendet e  tjera, është shpallur një emergjencë globale shëndetësore.




“Qëllimi është të gjejmë një trajtim që mund t’i ndihmojë njerëzit të përmirësohen më shpejt dhe të dalin nga karantina,” tha një nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit, raporton BBC.

Rreth 500 pacientë do të marrin pjesë në provë. Disa do të trajtohen dy herë në ditë me tableta tecovirimat ndërsa shërohen nga virusi në shtëpinë e tyre, të tjerët do të marrin trajtim të rremë  në vend të kësaj.

Duke krahasuar dy grupet e vullnetarëve, studiuesit shpresojnë të kenë rezultatet brenda disa muajsh. Tecovirimat është i njohur gjithashtu si Tpoxx i cili parandalon virusin të largohet nga qelizat e infektuara, duke ndaluar përhapjen e tij brenda trupit.

Ai u licencua në fillim të këtij viti për linë e majmunëve, bazuar në rezultatet premtuese nga studimet fillestare në kafshë dhe dëshmitë e sigurisë nga vullnetarë të shëndetshëm.

Por çfarë është lija e majmunit?

Shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit, një anëtar i së njëjtës familje virusesh si lija, edhe pse shumë më pak i rëndë. Infeksionet janë zakonisht të lehta dhe rreziku për popullatën e përgjithshme është i ulët. Virusi mund të përhapet kur dikush është në kontakt të ngushtë me një person të infektuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.