BOTA

Italiani i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, lisë majmuni dhe HIV është në gjendje të mirë shëndetësore

21:46 - 24.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Italiani u diagnostikua me HIV, Covid-19 dhe lisë së majmunit në të njëjtën kohë, por i kaloi të gjitha.




Ky është rasti i parë ndërkombëtar i regjistruar i të tre këtyre sëmundjeve, sipas revistës shkencore Journal of Infection.

Siç deklaroi 36-vjeçari, teksa ishte – qershorin e kaluar – me pushime në Spanjë, ai kishte kontakte seksuale me burra të tjerë pa prezervativ.

Atje ai shfaqi simptoma të tilla si temperaturë e lartë, dhimbje fyti, lodhje dhe dhimbje koke. Më pas testi për zbulimin e koronavirusit doli pozitiv.

Më pas, megjithatë, një skuqje u shfaq në dorën e majtë, e ngjashme me simptomat e lisë së majmunit, dhe gjatë ditëve në vijim skuqjet u përhapën në të gjithë trupin e tij. Burri u shtrua në spital dhe analizat e gjakut treguan se edhe ai është HIV pozitiv.

Megjithatë, 36-vjeçari u shërua shumë shpejt, ndërkohë që edhe skuqjet u zhdukën.

Artikulli për këtë rast të rrallë të një pacienti në revistën shkencore arrin në përfundimin se mjekët duhet të vëzhgojnë për bashkëjetesën e mundshme të simptomave të dy sëmundjeve – Covid-19 dhe sëmundjes së majmunit – si dhe të marrin historinë e “zakoneve seksuale” dhe udhëtimet e fundit të pacientit.

Nëse dikush rezulton pozitiv për linë e majmunit, rekomandohet testimi për të gjitha sëmundjet seksualisht të transmetueshme, thuhet në të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.