BOTA

Parashikimet e errëta të Gjermanisë për krizën e energjisë: Putini ka shpallur luftë hibride

17:44 - 28.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Jashtme gjermane po përgatit qytetarët e vendit të saj për një luftë të përhershme ruse. Lidhur me tubacionet Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, ajo vlerëson se ato funksionojnë si “armë” në duart e Putinit në kontekstin e një “lufte hibride”.




“Rusia nuk ka hequr dorë nga obsesioni i saj për të nënshtruar Ukrainën dhe popullin e saj”, ka theksuar zyrtarja gjermane siç raporton DW në raportin e sotëm.

Në fushën e energjisë, Burbok beson se lufta energjetike që Moska i ka shpallur pjesës tjetër të Evropës dhe Gjermanisë ka si qëllim të saj përfundimtar “ndarjen sociale ” të Evropës. “ Kjo është pikërisht diçka që ne duhet ta parandalojmë ”, thotë Ministrja e Jashtme gjermane.

“Sigurisht që do të doja që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, por për fat të keq ne duhet të llogarisim se Ukraina do të ketë nevojë për armatime të tjera të rënda nga miqtë e saj verën e ardhshme”, shtoi ajo, duke theksuar se mbështetja e pandarë për Kievin “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, është e nevojshme, sepse “Ukraina mbron lirinë tonë dhe rendin paqësor të gjërave”.

“Krimea është pjesë e Ukrainës”

“Ishte një iluzion i Putinit  se ai do ta pushtonte Ukrainën kaq lehtë”, thotë ministrja e Jashtme gjermane në një pikë tjetër të intervistës, duke vlerësuar guximin e ukrainasve në luftën e tyre për liri.

Sa i përket Krimesë, mollë e sherrit nga ku filloi përparimi rus në territorin ukrainas në vitin 2014, Annalena Burbok beson se “Krimea është gjithashtu pjesë e Ukrainës. Komuniteti ndërkombëtar nuk e njohu kurrë aneksimin e saj të paligjshëm nga Rusia në vitin 2014 “dhe për këtë arsye përpjekjet e Ukrainës për ta rimarrë atë janë të justifikuara”.

Me rastin e propozimit të nënpresidentit të Liberalëve, Wolfgang Kubicki, për hapjen e mundshme të gazsjellësit ruso-gjerman Nord Stream 2 në rast të vazhdimit të problemeve në Nord Stream 1, ajo komentoi me tallje:

“Ndonjëherë pyes veten nëse disa njerëz e kanë kuptuar se kjo nuk është një lojë me rregulla dhe se nuk bëhet fjalë për probleme të papritura në furnizimin me gaz natyror (…) Nëse Putini nuk dërgon gaz natyror përmes Nord Stream 1 pse duhet ta bëjë këtë përmes Nord Stream 2?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.