AKTUALITET

Tufa e qenve sulmon familjen britanike/ Babai: Ne menduam se do të vdisnim!

16:06 - 28.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një familje u sulmua brutalisht nga një tufë qensh në Corinthia tw Greqisw.




Sulmi ku përfshihej babai 52-vjeçar dhe dy fëmijët ndodhi më 13 gusht 2022 kur ata u sulmuan nga 15 qen të egër Rhodesian Ridgeback, siç raportohet nga Daily Mail.

Babai i fëmijëve, Stamatis Kapatianos, duke folur për mediat britanike, ka përshkruar momentet rrëqethëse që ka përjetuar: “Ne kishim ecur një kilometër në shtegun turistik përpara se qentë të na afroheshin. Reagimi im i parë ishte vendosja e trupit tim mes qenve dhe fëmijëve”.

“Në duar mbaja vetëm një çantë shpine me shishet e ujit të fëmijëve. E përdora për të ndaluar qentë derisa më kafshuan dorën aq fort sa më hodhën nga dora. Më pas më rrëzuan në tokë dhe filluan të kafshojnë. Mendova se do të vdisja”, tha ai.

Ai vazhdoi: “Vazhdova të pyesja veten: “Si mund të përfundojë kjo? Kam humbur vullnetin për të jetuar. Më dukej sikur nuk kisha forcë”.

Qentë i kanë ndjekur të tre fëmijët e mitur. 11-vjeçarja Roxy dhe 9-vjeçari Danny kanë mbetur të plagosur në këmbë, ndërsa ky i fundit ka mbetur i plagosur në gju. Fëmija i tretë që ishte “i pranishëm” në ngjarje, Tedi, arriti të arratisej.

“Kur pashë djemtë rreth 30 metra pas meje, pata një arsye për të vazhduar. Më dha një lloj fuqie hyjnore”, tha 52-vjeçari.

Stamatis Kapatianos me gjithë forcën që i kishte mbetur ndoqi tufën e qenve të egër dhe mundi t’i trembte. Më pas që të katër arritën të hipnin me shpejtësi në automjetin e tyre dhe të largoheshin nga zona. “Më është dashur të vozis për 20 deri në 25 minuta pa përdorur dorën e majtë. Ishte sfida më e vështirë e gjithë ditës”, shtoi 52-vjeçari.

Me të mbërritur në spital, fëmijëve iu dha ndihma e parë, ndërsa 52-vjeçari iu nënshtrua një operacioni prej dy orësh e gjysmë dhe u shtrua në spital për gjashtë ditë. Ai dhe gruaja e tij ngritën një padi javën e kaluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.