BOTA

Video/ Momenti kur rrëzohen rrokaqiejt 103 metra

18:05 - 28.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy rrokaqiej masive janë shembur në Indi me mijëra njerëz që jetojnë pranë dy gjigantëve të ndërtimit duke u evakuuar nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie.




Gjykata e Lartë në Indi vitin e kaluar urdhëroi prishjen e dy rrokaqiejve 103 metra të gjatë në rrethin Noida për shkelje të rregulloreve të ndërtesave dhe sigurisë nga zjarri.

Mijëra njerëz u urdhëruan të evakuohen për rreth 10 orë nga banesat e tyre, të cilat ndodhen pranë rrokaqiejve në periferi të Nju Delhit. Ato u prishën me një shpërthim të kontrolluar, pasi ndërtimi i tyre u cilësua i paligjshëm.

Forca të forta policore dhe ekipe shpëtimi u vendosën për operacionin 15 sekonda për shembjen e dy ndërtesave të mëdha, ku ndodheshin 850 banesa të pabanuara.

Autoritetet devijuan trafikun e automjeteve rreth rrokaqiejve Apex dhe Ceyane.

Më shumë se 3,700 kilogramë eksploziv u përdorën, thanë zyrtarët për rrjetet lokale të lajmeve. Lëndët plasëse ishin vendosur në mënyrë strategjike për të siguruar dëmtimin më të vogël të mundshëm në zonën e banimit.

Urdhri për largimin e banorëve të banesave aty pranë nga shtëpitë e tyre ishte në fuqi për rreth dhjetë orë. Megjithatë, disa familje u zhvendosën në vende të sigurta, nga frika e rritjes së ndotjes dhe rreziqeve që mund të paraqesin për shëndetin e tyre mbetjet e shumta.

Shpërthimi la pas më shumë se 80,000 tonë mbeturina, shumica e të cilave do të përdoren për të mbushur boshllëkun dhe pjesa tjetër do të riciklohet.

Disa ndërtesa aty pranë janë mbuluar me mbulesë të bardhë plastike për t’i mbrojtur nga mbeturinat që do të hidhen nga shpërthimi, ndërsa disa banorë kanë frikë nga dëmtimi i pronave të tyre nga vala goditëse e shpërthimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.