LAJMI I FUNDIT

Kriza prej luftës në Ukrainë, Rama: Shpresoj që BE të mos bëjë gabimin e turpshëm si në pandemi

19:45 - 29.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në fjalën e tij në forumin strategjik të BLEDI-t, kryeministri Edi Rama u ndal tek kriza e çmimeve pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. Kreu i qeverisë tha se shpreson që BE mos të bëjë gabimin e turpshëm siç bëri në pandemi, duke mos dhuruar vaksina, por të përkrahë shtetet e Ballkanit Perëndimor.




‘Ne jemi harmonizuar qysh prej ditës së parë me politikën e BE-së. Ne jemi shumë besnik ndaj perandorive. Do të jemi të fundit që do të largohemi nga perandoria perëndimore. Si e shpjegoni këtë? Sepse jemi njerëz të mirë. Në kodin tonë, në kushtetutën e parë të shqiptarëve, fjala e dhënë është barasvlefshme me nderin. BE na ka dhënë shumë fjalë, ndonjëherë i mbajnë dhe ndonjëherë nuk i mbajnë. Ne ja kemi dalë të vazhdojmë kështu, duke mos e rritur çmimin e enegjisë asnjë cent. Kemi inflacionin më të ulët në rajon. Kur krizat të mëdha vijnë ata që kanë më shumë problem janë të pasurit sesa të varfrit. Unë e shoh Ballkanin si tërësisht të drejtë dhe besnik e krah Ukrainës deri në fund. Shpresojmë që BE nuk do të bëjë gabimin e turpshëm si gjatë pandemi për krizën e çmimeve pas luftës në Ukrainë, ku nuk na dhanë vaksina. Ne jemi në zemër të BE-së’- u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.