AKTUALITET

Nisja e punimeve të Kuvendit, zbulohen lëvizjet e fundit të Berishës dhe Alibeajt

21:53 - 31.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mblodhi këtë të mërkurë në një takim informal deputetët demokratë.




Mësohet se takimi u thirr me kërkesë të deputetit Lefter Gështenja, pak para nisjes së sezonit të ri parlamentar. Po ashtu raportohet se takim u zhvillua në një hotel në kryeqytet.

Nga ana tjetër, mësohet se kreu i PD-së, Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e kryesisë, që është parashikuar të mbahet në orën 12:00. Në këtë takim do të diskutohet mbi aksionin politik opozitar të PD–së, ku do të bëhet dhe miratimi grupeve të punës, miratimi i departamenteve sipas sektorëve përkatës dhe sekretarëve politikë për disa nga degët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.