Kryesore

Ilir Meta: Kuvendi përfshihet në skenaret destabilizuese të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama. Ja çfarë i kam kërkuar SPAK-ut!

14:52 - 01.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat pas padisë penale që depozitoi në SPAK ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, ka akuzuar edhe Kuvendin e Shqipërisë si “pjesë e skenarit mafioz politik”.




Meta tha se Kuvendi, në mënyrë të përsëritur “përfshihet në skenaret destabilizuese të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama”.

Duke folur lidhur me akuzat ndaj tij, Meta tha se në rastin konkret, Kuvendi “ka marrë në shqyrtim raporte krejtësisht të paligjshme, e për më shumë, i ka komunikuar edhe në media, në shërbim të skenarit mafioz politik”.

Meta tha se e gjithçka është një skenar politik kundër ish presidentit të vendit, duke theksuar se emri i tij nuk përmendet askund për veprimtari spiunazhi. Ai shton se gjithçka ka nisur nga një mail i dërguar me “regji nga lart”.

“E gjitha është skenar mafioz politik kundër ish-presidentit. Gjithçka nisi nga një mail me regji, nisur vetëm 24 orë pasi nuk isha më president. Duke shkelur çdo parim, u arrit në përfundime se personi I.M ishte gjoja presidenti. U tha se bëhet fjalë për Ilir Metën, edhe pse nuk ka asnjë indicie për diçka të tillë.

Në deklarimet autentike me shkrim dore të shtetasit F.T., të datës 9 Mars 1990, dhe që janë deklarime pjesë e dojes në ngarkim të këtij personi, ai shprehet qartë se ka komunikuar vetëm me dy persona për arratisjen e tij, I.M dhe A.Z, shokë fakulteti dhe konvikti me të.

Në deklaratën me shkrim dore të shtetasit F.T. në datë 9 Mars 1990, bërë përpara sigurimit të shtetit, nën presion, pasi i kishin vendosur përpara edhe denoncimin e I.M., edhe përgjimet me Teknikë Operative të bëra prej tij, rezulton se vetë F.T ka deklaruar se:

  1. i) Personat e vetëm që ka biseduar për arratisje jashtë shtetit janë shokët e tij të konviktit I.M. dhe A. Z.; në asnjë rresht apo paragraf të kësaj deklarate autentike nuk përmendet asnjë Ilir Metaj (as Ilir Rexhep Metaj dhe as Ilir Mero Metaj);
  2. ii) Më konkretisht në një nga këto biseda, siç deklarohet në faqen 2 të deklaratës autentike me shkrim dore citohet se: “bisedat e tjera që bëja me I.M qoftë edhe me A.Z. lidhur me ushtarin që do të më ndihmonte, që do të më ndihmonte për t’u arratisur nga Saranda e të tjera, këto më shumë si biseda i bëja për t’i mbushur mendjen I.M dhe A.Z…”., tha Meta.

DEKLARATA E ILIR META:

Pjesë e skenarit mafioz politik ishte qartazi dhe Kuvendi i Shqipërisë, kuvend i njohur si falsifikator dhe manipulator, dhe i kallëzuar në SPAK për dokumentat e manipuluara të dërguara në Gjykatën Kushtetuese, dhe falsifikimit të firmës së ish-Kryetarit Gramoz Ruci, në rastin e kërkesës për shkarkim të Presidentit Meta drejtuar Gjykatës Kushtetuese. (Kallëzimi nr. 563, datë 9 Shkurt 2022)

 

Kuvendi, në mënyrë të përsëritur përfshihet në skenaret destabilizuese të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama, ku në rastin konkret, ka marrë në shqyrtim raporte të tilla krejtësisht të paligjshme, e për më shumë, i ka komunikuar edhe në media, në shërbim të skenarit mafioz politik.

Më konkretisht, publikimi i shkresës së AIDSSH-së me nr. 1279/1 prot., datë 26.07.2022, është bërë ndërsa ajo përmbante të dhëna të padeklasifikuara, drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në të gjitha mediat dhe gazetat kombëtare shqiptare.

Për më tepër, duhet marrë në konsideratë fakti se dosja është deklasifikuar 3 ditë më pas, në datë 29.07.2022, me Vendimin e AIDSSH-së nr. 324, pra pasi ishin publikuar të dhënat e klasifikuara të dosjes.

Është detyrim ligjor i pashmangshëm që organet e hetimit, të administrojnë:

-Regjistrin e hyrje-daljeve në fondin arkivor të Autoritetit.

-Regjistrin e shfrytëzimit të dokumenteve. Në këtë regjistër të verifikohet se kur janë kërkuar, zhvendosur e shfrytëzuar dosjet për subjektin F.T.

-Procesverbalin/et e mbledhjeve të bordit të AIDSSH për rastin në fjalë që ka të bëjë me vendimin për të informuar Kuvendin si dhe çdo lloj diskutimi apo vendimmarrje që lidhet me subjektin F.T.

– Të administrohet edhe varianti audio i këtyre mbledhjeve.

-Administrimin e tabulateve telefonike dhe çdo komunikim tjetër elektronik të anëtarëve të AIDSSH përpara, gjatë dhe pasi kanë marrë denoncimin “anonim”elektronik.

Ajo çfarë i kam kërkuar organeve të drejtësisë është hetimi i plotë, objektiv, dhe mbi të gjitha i PAVARUR, dhe brenda një afati sa më të shpejtë i të gjitha veprave penale të konsumuara nga anëtarët e AIDSSH-së, që në shpërdorim të pastër të funksionit publik, janë kthyer në vegla të verbra për të stisur dhe ekzekutuar një sulm politik të shëmtuar, me pasoja të rënda për besimin e publikut në institucionet shtetërore dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Dhe si përfundim, i kam kërkuar drejtësisë:

1) Regjistrimin e Procedimit Penal në ngarkim të të kallëzuarve:

2) Regjistrimin e emrit të të kallëzuarve në regjistrin e njoftimeve të veprave penale;

3) Marrjen e masës së sigurimit, pezullimin e ushtrimit të detyrës për të kallëzuarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.