LAJMI I FUNDIT

Kardinale blen Milanin për 1.2 mld euro, nis epoka e re te kuqezinjtë! Fondi “RedCorp” premton yje

23:50 - 01.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas 1 qershorit kur u zyrtarizua akordi, tashmë data me rëndësi e Milanit bëhet 31 gushti. Pikërisht dje erdhi zyrtarizimi i shitjes së klubit nga “Elliott” te “RedBird”. Pas 4 vitesh menaxhim, familja Singer shet kuqezinjtë për 1.2 miliard euro. Gjysma e shumës do të arkëtohet menjëherë, teksa gjysma tjetër është hua drejt blerësit.




Xherri Kardinale nuk arriti të gjente të gjithë shumën e nevojshme për të marrë 99.3 për qind të aksioneve kuqezi, ndaj ka bërë një lëvizje që njihet si “hua ndaj blerësit” . “Elliot” praktikisht u krediton pronarëve të rinj të “Djallit” 600 milionë euro, të cilat do të shlyhen me një interes prej 7 përqindësh në vit. Zoti Kardinale, sidoqoftë, do të ketë mundësi t’i shpëtojë huasë dhe interesit nëse gjen investitorë të tjerë në Shtetet e Bashkuara, pas “Yankees”.

ZYRTARIZIMI – Lajmi ishte në ajër, teksa zyrtarizimi i akordit erdhi pasditen e djeshme. “Fondi ‘RedBird Capital Partners’ njofton se ka përfunduar blerjen e Shoqërisë së Futbollit të AC Milan për 1.2 miliardë euro. Si pronar i ri i AC Milan, “RedBird” do të vazhdojë të investojë në të gjitha fushat kyçe për promovimin e interesave sportive dhe komerciale të klubit, bazuar në rezultatet e arritura sezonin e kaluar”, lexohej në komunikatën për shtyp që u publikua dje. Ky akord e çon në 7.5 miliardë dollarë pasurinë e administruar nga fondi “RedBird” i kryesuar nga Xheri Kardinale.

Pikërisht ky i fundit ka folur për agjencinë e lajmeve “ANSA” duke deklaruar: “Duam ta mbajmë Milanin në krye të futbollit evropian dhe botëror. Ne do të mbështesim lojtarët tanë të talentuar, trajnerët dhe stafin në përpjekjet e tyre për të arritur sukses në fushë dhe për të lejuar tifozët tanë të ndajnë përvojat e jashtëzakonshme të këtij klubi historik. Do të sigurohemi që tëshfrytëzojmë rrjetin tonë global të sporteve dhe mediave, përvojën tonë në mbledhjen dheanalizën e statistikave, të dhënat tona në zhvillimin e stadiumevedhe mikpritjen për të mbajtur Milanin në krye”./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.