BLUETOOTH

“Ç’të duhet ty?”/ E pyeti nëse do të bëjë një fëmijë të dytë, Sonila Meço i përgjigjet ashpër ndjekësit! Gazetarja zbulon ‘kushtin’ për t’u futur në BBV!

08:25 - 06.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço ka folur si rrallëherë për jetën e saj personale, planet për fëmijë, dhe pjesëmarrjen si konkurrente në “Big Brother Vip 2.”




Intervistat e Sonila Meços janë të rralla dhe gazetarja preferon ta mbajë hermetike jetën e saj private, megjithatë së fundmi ajo ka vendosur t’ju japë mundësinë ndjekësve të saj në rrjetet sociale që t’i drejtojnë pyetje.

Pyetja e një ndjekësi për Sonilën, e cila ka një vajzë me emrin Amaris, ishte nëse gazetarja ka në plan zgjerimin e familjes.

“Pse nuk i bën një motër ose vëlla Amarisit?”– pyet ndjekësi, i cili mori edhe një përgjigje nga Sonila Meço.

Në përgjigjen e saj, gazetarja lë të kuptohet se është e lodhur nga këto pyetje, pasi është diçka personale, teksa shton se shpesh i drejtohen në formë urdhërore që “t’i bëjë vëlla gocës.”

“Kjo nuk është pyetje për shtator, por korrik e gusht. E shoh që nuk të kam fis ndaj po të përgjigjem pa filtra: “Po ç’të duhet ty? Po bëra të dytin më premton se nuk më pyet për të tretin?”

Dhe faleminderit që pyet se shumica më drejtohen me urdhër:

“Hajde tani, bëja dhe një vëlla gocës se nuk lihet fëmija vetëm.” E për të mos hapur debat gjegjem me copy-paste: “Patjetër, po iki që tani.”– shkruan Meço në Instastory.

Ndër të tjera, pjesëmarrja e saj në “Big Brother Vip” si opinioniste, duket se ka nxitur kuriozitetin e ndjekësve që ta shohin gazetaren si konkurrente në këtë format.

Kështu një ndjekës pyet: “Do bëheshe pjesë e BBVIP?”, ndërsa Sonila përgjigjet duke shkruar se ka një kusht:

“Me një kusht, të bëja Task Forcë-n time çdo mbrëmje në shtëpinë më të përgjuar, në pavarësi të plotë editorial. Thua do të shpëtoja nga nomimini e eleminimi qysh episodin e parë?”

Kujtojmë se Sonila Mecco ishte pjesë e “Big Brother Vip” në dy puntata në rolin e opinionistes, për të zëvendësuar Balina Bodinakun.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.