AKTUALITET

Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

12:51 - 07.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Muhamet Rrumbullaku do të jetë drejtori i ri i të Policisë së Shtetit, njoftoi të mërkurën Ministri i Brendshëm, Bledi Cuçi.




Ky vendim vjen pas shkarkimit të Gledis Nanos, për të cilin u deklarua se nuk ka përmbushur objektivat e vendosura për luftimin e krimit, ndërsa figura të ndryshme të jetës publike e cilësuan këtë vendim si politik.

“Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë në piramidën e policisë së shtetit dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë drejtori i përgjothshëm i policisë së shtetit”, tha Çuçi.

Kush është Muhamet Rrumbullaku?

Ai është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.

Rrumullaku ka ndjekur disa trajnime, çertifikuar në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hungari.

Nga viti 2019 deri më 2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Prej 24 marsit të këtij viti, ai mbante postin e Drejtorit të Mbikëqyrjes Policore, të cilin e dorëzoi disa ditë më parë dhe aktualisht mbahet nga Ardi Veliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.