LAJMI I FUNDIT

Ndërtimet pa leje, Berisha: Rama krijoi një administratë që vjedh e merr rryshfet!

13:58 - 10.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një takim me qytetarë të Ersekës, kreu i PD Sali Berisha, foli edhe në lidhje me ndërtimet pa leje.




Ai tha se kryeministri kërkon të fyejë inteligjencën e shqiptarëve, kur sillet sikur nuk e dinte që po ndërtoheshin kate të tëra pa leje edhe në mes të Tiranës.

“Në Tiranë qindra kate pa leje dhe kujtohet Gedafi e thotë lulëzuan ndërtimet pa leje. Po ku ishe ti 8 vite, kujt ia thua. bën budallenj shqiptarët? Ata nuk janë budallenj. Kushdo që e ka studiuar psikologjinë e shqiptarëve i ka gjetur inteligjentë. Nuk mund të thuash si mbinë këto kate. Mbinë me rryshfet se ke krijuar një administratë që vjedh.

Krimi zhvillon thoshte ministri i anti-krimit. Sigurisht të zhvillon o ministër velist se me vela po transportohet droga.

Krimi e zhvillimi ecin në drejtime të kundërta, ndryshe Kolumbia do të ishte e zhvilluar sot. Do kemi zero tolerancë ndaj krimit të organizuar”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.