BOTA

VIDEO/ Milan kalon Dinamo Zagreb, kuqezinjtë tepër të fortë për kroatët

20:54 - 14.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Milan ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Champions League. Kuqezinjtë mposhtën në sfidën e dytë të grupeve Dinamon e Zagrebit me shfirat 3-1.




Shansi i parë për kuqezinjtë do vinte pas minutës së 20-të. Brahim Diaz dhuron një top fantastik për Leaon, sulmuesi portugez e kontrolloi mjaft mirë, por nuk ia doli dot të godasë.Mbrojtësi i kroatëve, Moharrami provon me një gjuajtje mjaft interesante në të 28-tën, por portieri Maignan është në vendin dhe kohën e duhur.Në fundin e fraksionit pati edhe disa “ngacmime” nga Giroud, sërish pa rezultat. Kampionët e Italisë fitojnë një penallti (42’), të cilën e shndërron në gol Giroud.

Sapo filloi pjesa e dytë, të zotët e shtëpisë dyfishuan shifrat me Saelemaekers, por Orsic do ngushtonte  rezultatin shumë shpejt. Në minutën e 77-të, Pobega do realizonte golin që do vuloste fatin e takimit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.