Katër mjekë janë vrarë dhe dy pacientë janë plagosur pasi forcat ruse qëlluan në një spital psikiatrik në fshatin Strelechya. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Syniehubov.
“Objekti ishte në proces evakuimi dhe stafi mjekësor po largonte pacientët nga spitali ndërsa u kthye në shënjestër të sulmeve ruse. Gjatë evakuimit, rusët filluan një granatim masiv. Sipas të dhënave paraprake, fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 mjekë, ndërsa 2 pacientë kanë mbetur të plagosur”, shkroi ai në Telegram.
Shfaq Komentet (0)