AKTUALITET

Asnjë humbje jete dhe 44 të infektuar me Covid në vend

17:32 - 29.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 44 qytetarë te infektuar me Covid, ndërsa janë kryer 608 testime. Në përditësimin e sotëm, ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e virusit.




Sipas të dhënave, janë 509 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë.

Ndërkaq, janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,929 që nga fillimi i epidemisë.

Përditësimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 608 testime, 44 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 47 të shëruar në 24 orët e fundit

29 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 608 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 44 qytetarë, në këto bashki:

19 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Kurbin, Durrës, Vlorë, nga 1 qytetarë në Kukës, Lezhë, Dibër, Mat, Klos, Fier, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Skrapar, Gramsh.

Janë 509 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sa

Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,929 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 44

Të shëruar në 24 orë 47

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 608

Testime totale 1,980,826

Raste pozitive 331,027

Raste të shëruara 326,929

Raste Aktive 509

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 253

Elbasan 49

Fier 43

Vlorë 37

Durrës 27

Dibër 22

Lezhë 17

Gjirokastër 17

Korçë 15

Shkodër 12

Berat 11

Kukës 6


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.