![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryeministri Edi Rama ftoi në një takim mëngjesin e sotëm ambasadorët e akredituar në vendin tonë, ku do të diskutonte për amnistinë fiskale, por në momentin e fundit ka vendosur që të mos jetë i pranishëm, raporton Euronews.al.
Në takimin informal, të zhvilluar tek “Vila 30” në kryeqytet, morën pjesë ministrja e Fiancave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Takimi nisi në orën 09:00 dhe zgjati për rreth 60 minuta, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe.
Pas përfundimit të takimit, Taulant Balla doli i shoqëruar me ambasadorin britanik, por nuk pati një deklaratë për mediat.
Ditën e djeshme, Rama është shprehur i vendosur për të vijuar me nismën e qeverisë për amnistinë fiskale dhe penale për paratë e shqiptarëve.
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, numri një i qeverisë theksoi se amninistia do të bëhet sepse e kërkon shumica e shqiptarëve.