Kryesore

Aneksimi i 4 rajoneve të Ukrainës, Meta: Partia e Lirisë dënon referendumet e rreme të Rusisë!

15:52 - 30.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, dënon vendimin e Vladimir Putin dhe nënshkrimin e marrëveshjes për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.




Nëpërmjet një statusi në Twitter, Meta shkruan se Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme të organizuara nga Rusia, duke shtuar se aneksimi i rajoneve të Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia është i papranueshëm.

Reagimi:

Partia e Lirisë dënon me forcë referendumet e rreme, me rezultate të paracaktuara, të organizuara nga Rusia në Ukrainë. Rajonet e Donetsk, Luhansk, Kherson, Zaporizhzhia janë territore të Ukrainës dhe çdo aneksim i tyre nga Rusia, është i papranueshëm, vjen në shkelje të ligjit ndërkombëtar, si dhe çdo parimi të sovranitetit dhe integritetit territorial.

 

 

1a27f032 A6a3 420a 906e 4887216f12a6


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.