Kronikë

EMRI/ 13-vjeçarja bie nga kati i katërt i pallatit në Sarandë, niset me helikopter drejt Traumës

15:41 - 01.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajzë 13-vjeçare ka rënë nga kati i katërt i një pallati në qytetin e Sarandës. Si pasojë e plagëve të marra, ajo është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.




Mësohet se ajo është identifikuar si Kristjana Nikolla, e cila, sipas bluzave të bardha të pediatrisë Sarandë, shkoi në spital me shenja vitale, reagonte gjatë mjekimeve, por kishte marrë goditje në kokë dhe kishte frakturë në këmbë dhe  dorë.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së adoleshentes. Rënien e saj rastësisht e ka parë një efektiv policie banesa e të cilit ishte përballë më atë të 13-vjeçares. Ai ka shkuar menjëherë e mori vajzën në duar dhe me mjetin e tij e shpuri atë në spital.  Pas ndihmës së parë adoleshentja u transportua  me helikopter tek Qendra e Traumës në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.