Kronikë

Detaje të reja tronditëse nga rrëmbimi në autostradë/ Vëllezërit Beqiraj, me precedentë të theksuar kriminalë!

09:50 - 03.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një rrëmbim ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se, i riu i rrëmbyer është Indrit Beqiraj. Ky person rezulton me precedentë të mëparshëm penale në fushën e narkotikëve.




Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në autostradë ku Indrit Beqiraj lëvizte bashkë me vëllanë e tij Gentianin. Atyre u ka prerë rrugën një motor ndërsa më pas janë dhunuar ndërsa Indriti është rrëmbyer nga këta persona.

Ka dyshime të forta se autorët dhe dy vëllezërit e dhunuar njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë prishja e pazareve të drogës.

Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion në lidhje me ngjarjen.

Vëllezërve Beqiraj u presin rrugën 4 persona në aksin Tiranë – Durrës, pasi i rrahin, njërin prej tyre e marrin peng!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.