AKTUALITET

Vëllezërve Beqiraj u presin rrugën 4 persona në aksin Tiranë – Durrës, pasi i rrahin, njërin prej tyre e marrin peng!

08:59 - 03.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku raportohet se një person është marrë peng në autostradën Tiranë – Durrës, pas një sherri mes disa personash në këtë aks. Paraprakisht raportohet se,  dy vëllezërve të identifikuar si Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët po udhëtonin me motor në autostradën Tiranë-Durrës, një makinë u ka prerë rrugën.




Në këtë moment, dy vëllezërit, kanë shkuar në drejtim të makinës që u preu rrugën, në të cilën ndodheshin 4 persona dhe janë konfliktuar fizikisht me to. Gjatë momentit të përplasjes,  personat që ishin në mjet morën me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, dhe lëvizën rreth 500 metra me makinë, por më pas e nxorën nga mjeti dhe më pas u larguan.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat që u përfshinë në sherr. Burime bëjnë me dije se ata njihen me njëri-tjetrin dhe dyshohet se kanë pasur konflikte më përpara. Ngjarja po hetohet për ‘heqje të paligjshme të lirisë’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.