BOTA

Ndryshimi i aksioneve për Twitter/ Elon Musk pranon ta blejë, por nuk jep më shumë se 44 miliardë dollarë

19:59 - 04.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elon Musk propozoi në Twitter për të blerë kompaninë për 54.20 dollarë për aksion, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje disamujore midis dy palëve. Kjo është shuma që ai fillimisht propozoi për çdo aksion – ose një total prej 44 miliardë dollarësh.




Në një letër drejtuar kompanisë, Bloomberg raportoi të martën, se njeriu më i pasur në botë e informoi atë se planet e tij për blerje do të ecin përpara.

Pas publikimit të informacionit, çmimi i aksioneve të Twitter në bursën e Nju Jorkut u rrit deri në 18%, duke detyruar autoritetet të pezullojnë tregtimin e aksioneve.

Musk kishte propozuar në prill blerjen e rrjetit social për 44 miliardë dollarë. Megjithatë, ai ndryshoi shpejt mendjen dhe tërhoqi propozimin e tij, duke përmendur ndër të tjera informacionin e pamjaftueshëm që Twitter i dha atij për llogaritë e rreme.

Twitter apeloi në Gjykatën Amerikane të Drejtësisë duke kërkuar që blerja të vazhdojë, siç kishin rënë dakord fillimisht të dyja palët, dhe që klauzola të paguhet në rast të tërheqjes së njërës nga dy palët.

Gjyqi do të zhvillohet më 17 tetor në shtetin e Delaware. Nëse marrëveshja përfundon, ka të ngjarë që beteja ligjore të përfundojë.

Ndërkohë, me njoftimin e synimit të Musk, aksioni i Tesla ra 9 dollarë për aksion, megjithëse mbetet 2% mbi të hapur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.