BOTA

“Mik i madh i Ukrainës”- Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Diskutuam për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje

17:26 - 22.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin, Edi Rama, të cilin e ka falënderua për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e ardhshëm te Paqes që do të mbahet në Zvicër.




Ai po ashtu e ka cilësuar Ramën, si një mik të madh të Ukrainës.

Presidenti ukrainas shtoi se e ka informuar Ramën edhe për situatën në fushëbetejë, sidomos në rajonin e Kharkivit.

“E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkroi Zelensky


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.