![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryeministri britanik, Rishi Sunak do të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme për 4 korrik, raporton Sky News.
Kryeministri do të bëjë një deklaratë në Downing Street në orën 17:00 (ora lokale), kur pritet të emërojë datën kur vendi do të shkojë në zgjedhje.
Lëvizja befasuese vjen pasi konservatorët pasojnë laburistët me 20 pikë në sondazhe dhe përballen me rrëzimin nga opozita pas 14 vitesh në qeveri.
Sunak mund të jetë duke ‘luajtur kumar’ me faktin se përmirësimi i perspektivës ekonomike do t’i japë atij një shans për të fituar.
Më herët gjatë ditës së sotme, lideri konservator deklaroi se inflacioni ishte “rikthyer në normalitet” në një “piketa të rëndësishme” për vendin, pas shifrave zyrtare që tregojnë se inflacioni u ngadalësua në 2.3% në prill.
Ai ka thënë prej muajsh se zgjedhjet do të ndodhin në “gjysmën e dytë të vitit”, por kishte refuzuar të caktonte një datë, me supozimin se do të priste deri në vjeshtë për t’i dhënë më shumë kohë për të përmbushur premtimet e tij.