AKTUALITET

Të lidhur me kartelin “Sinaloa?” Vëllezërit Hysa dalin në TV me avokatin: S’kemi bërë kurrë pastrim parash

09:58 - 04.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazeta meksikane “El Universal” publikoi më herët emrat dhe fotot e katër vëllezërve Hysa nga Balshi për të cilët raportohej se pastronin paratë e kartelit Sinaloa. Po kjo gazetë u dha hapësirë vëllezërve që të thoshin versionin e tyre të historisë pas publikimit të lajmit.




Arben Hysa, njëri nga vëllezërit shqiptarë u shfaq së bashku me avokatin meksikan në një studio televizive ku edhe hodhën poshtë lidhjet e pretenduara me kartelin famëkeq të Sinaloas, kryesisht në skemën e pastrimit të parave.

Në shtator media publikoi një artikull sipas të cilit autoritetet e inteligjencës kanë zbuluar se narkotrafikanti Ismael Zambada García, i njohur ndryshe si “El Mayo”, ishte lidhur me biznesmenë në aktivitete të supozuara të paligjshme në Meksikë dhe Shqipëri.

“El Universal” raportonte se avokati Marcelo Falce García ka mohuar që biznesmenët shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa pastrojnë para për kartelin Sinaloa, përmes kazinove dhe bizneseve në sektorin e turizmit në shtete të ndryshme të vendit.

Sipas García-s, vëllezërit Hysa janë njerëz punëtorë dhe nuk kanë pasur kurrë lidhje me krimin e organizuar.

Po ashtu, avokati shprehet se kompanitë e klientëve të tij u hetuan nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm (FGR), që rrjedh nga një ankesë anonime për pastrim parash të dyshuar për Zambada García, e cila në maj 2021 përcaktoi mos ushtrimin e veprimit kriminal.

“Personalisht, asnjëherë nuk më është dërguar një thirrje për deklarim, aq më pak, besoj se ata [FGR] hetuan kontekstin e ankesës dhe përcaktuan se faktet e raportuara nuk ishin të vërteta dhe vendosën të mos ushtronin veprime kriminale,” tha ai në një intervistë.

Avokati sqaroi se kazinotë nuk funksionojnë me prokurë dhe se fakti që vëllezërit Luftar dhe Arben Hysa bëjnë investime në Shqipëri por kjo nuk nënkupton pastrim parash, por “thjesht një aktivitet tregtar.”

“Asnjë kompani në të cilën marrin pjesë si aksionarë vëllezërit Hysa nuk ka marrë, transferuar apo rimbursuar asnjë shumë parash që mund të konsiderohet e paligjshme, aq më pak pastrim parash”, theksoi ai.

Ai shtoi: “Unë kurrë nuk kam pastruar para, nuk jam i afërt me atë subjekt. Zyra ime është e përkushtuar për gjëra të tjera. Ne nuk shohim ndonjë krim të organizuar, madje edhe krime praktikisht federale; ato janë vetëm patrimoniale ose ekologjike. Nuk ka lidhje me krimin e organizuar”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.