Kronikë

EMRI-VIDEO/ Pas sherrit, plagosi me armë zjarri një person në Tiranë dhe u largua, arrestohet autori 42-vjeçar!

13:47 - 05.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Tufinës në kryeqytet. Policia bën me dije se pas një konflikti për motive banale, një 42-vjeçar i identifikuar si Robert Doka ka plagosur në këmbë një person tjetër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.




Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e autorit, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.  Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë krimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi J. D., 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin D. K., kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin J. D. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas. Shtetasi D. K. aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.