BLUETOOTH

Wanda Nara nxjer të palarat e sportistëve: Dani Osvaldo ka flirtuar me mua edhe pse isha me Icardin

20:59 - 08.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Wanda Nara pretendon se ish-sulmuesi i Premier League, Dani Osvaldo, e ka ngacmuar atë gjatë martesës së saj me Mauro Icardin.




Marrëdhënia toksike e Icardit dhe Naras gjatë viteve ka dhënë histori të ndryshme me raportime për tradhti, kërkesash e po ashtu edhe kërcënime, gjersa së fundmi u ‘dorëzuan’ nga njëri-tjetri.

Marrëdhënia e tyre është famëkeqe duke qenë se filloi si pasojë e tradhtisë së biondes ndaj ish-partnerit të saj, Maxi Lopez, për të qenë me Icardin.

Tani ka më shumë dramë mes tyre, me blogeren që pretendon se Osvaldo kishte flirtuar me të ndërsa ishte e martuar me Icardin.

Ajo bëri një pretendim të tillë ndërkohë që ishte pjesë e jurisë në versionin argjentinas të “The Masked Singer”, ku kishte menduar se një nga interpretuesit ishte Dani.

Ky i fundit filloi një karrierë të re si muzikant pas tërheqjes së tij nga futbolli dhe Nara mendonte se një nga konkurrentët ishte ai, për shkak të ngjashmërisë së madhe të tyre.

Kjo e shtyu atë të tregojë historinë se si ish-sulmuesi i Southampton ishte përpjekur të flirtonte me të në një dhomë VIP të një stadiumi pa emër.

Përpjekjet e tij për të fituar dashurinë e saj ishin të dobëta, duke qenë se ajo ishte e martuar me Icardin në atë kohë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.