LAJMI I FUNDIT

Shprehu gatishmërinë për të kandiduar në bashkinë e Tiranës, Gert Bogdani shfaqet në krah të Berishës: Ka ardhur koha për ndryshim!

10:19 - 09.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Gert Bogdani ka folur ditën e sotme në lidhje me zgjedhjet e ardhme lokale ku ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për të drejtuar bashkinë e Tiranës.




Bogdani deklaroi sot në një konferencë ku ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha se kanë nisur trajnimet me strukturat e Partisë Demokratike pasi siç theksoi ai në garë nuk është i rëndësishëm vetëm kandidati por e gjithë skuadra.

Bogdani deklaroi se sot në Shqipëri ka ardhur sërish koha për ndryshim. 

“Besoj se është shumë e rëndësishme jo vetëm të kemi kandidat, por një skuadër të fortë dhe të suksesshme. Kemi vazhduar trajnimet me strukturat e PD të Tiranës.

Sfida e ardhshme po vjen shumë shpejt. Sfida e ardhshme nuk janë vetëm sfidë për të PD dhe opozitën por për Shqipërinë dhe të ardhmen e Shqiptarëve. Sot në Shqipëri ka ardhur përsëri koha për ndryshim dhe koha për ndryshim është tani”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.