Kryesore

‘E vogël, por me korrupsion të madh’/ Luçiano Boçi denoncon abuzimet e rënda në Bashkinë e Vaut të Dejës!

12:14 - 12.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka vazhduar edhe sot denoncimet për bashkinë e Vaut të Dejës. Në një konferencë me gazetarët, Boçi shprehet se kjo bashki ka alokuar 741 mln lekë për një kompani private për të pastruar territorin.




Ai tha se më parë bashkia e bëntëe pastrimin me 100 mln lekë, ndërsa kontrata me firmën është mbi 200 mln lekë.

“Vazhdojmë edhe sot paraqitjen e fakteve korruptive nga bashkia e vogël, por me korrupsion të madh të Vaut të Dejës. 741 mln lekë i ka alokuar bashkia një firmë private për të pastruar territorin me një kontratë 3 vjeçare. Komuniteti ka protestuar para kontratës, por qëndrimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër. Bëhet fjalë për kontratë shërbime pastrimi, e cila kryhej nga bashkia pararendëse me rreth 100mln lekë në vit. E bëntë vetë bashkia, pra me gjysmën e shumës që ka faturuar kryebashkiaku socialist Mark Babani. Kontrata është 200 mln e më shumë”, tha ndër të tjera Luçiano Boçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.