AKTUALITET

“21 Janari ishte një grusht shteti”/ Ilir Meta: Me Ramën dhe me Bashën nuk do të bëj kurrë marrëveshje apo koalicion

21:44 - 14.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Meta ka folur në ‘Spotlight’ për ngjarjen tragjike të 21 Janarit. Gjtë intervistës Meta ka theksuar se ajo ngjarje ishte një përpjekje për Grusht Shteti, dhe se vetëm 10 ditë para ngjarjes kam dërguar disa letra pranë institucioneve të rëndësishme të vendit.




Meta theksoi se me Ramën dhe me Bashën nuk do të bëjë kurrë marrëveshje.

Meta tha se: 

Ka qenë kohë tjetër kur bëja marrëveshje me Ramën dhe me Berishën. Unë kam dhënë dy garanci, me Ramën nuk bëj kurrë marrëveshje dhe me Lulzim Bashën pasi ka bërë tradhti. Me këta nuk ka asnjë shans për marrëveshje, është zero. Leje se çfarë kamë thënë unë për Berishën.

Mos harroni 21 Janarin…

Unë jap garanci për ata që i pranojnë. Ajo që ndodhi në 21 Janar ishte një grusht shteti që u përpoq të ndërthurej mbi një fallcifitet dhe montim, dhe për të parandaluar atë që ndodhi, ke dhe letra të dërguar nga LSI për SHISH, Ministrin e Brendshme. 10 ditë para ngjarjes kam dhënë dorëhqjen që të mos lija asnjë arsye. Lulzim Basha nuk mori asnjë masë për 21 Janarin. Atë nuk e bëri populli por banditët.

Ju bërët marrëveshje me kryepucçsitin apo jo?

Vazhdojmë…Ka disa garanci në këtë çështje pasi kemi problem interesin kombëtar. Ka shumë probleme të rënda por jo sa interesi kombëtar. Kjo është tjetër gjë. Mendoj se ishte fat që isha 5 vite President sepse isha në një pozicion ku pata mundësi të kisha disa informacione që nuk do ti kisha nëse nuk do të isha atje. Pra këta kanë prekur vijat e kuqe të intersit kombëtar.

Beteja me Ramën është jetë a vdekje?

Jo, ai nuk ekziston. Ai është peng. Vajti në Strasburg, dhe në një momnet kur duhet lobuar për të marrë votat, duhej lobuar ai nuk përmbys dot rezolutën, por u bojkotua një kryetar qeveria dhe shteti që nuk ka ndodhur në 73 vite.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.