![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 23-vjeçari shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Itali.
Sipas mediave italiane, teksa shqiptari drejtonte mjetin përgjatë rrugës Pievaiola pranë Strozcapponi, në komunën e Corciano, ai ka humbur kontrollin dhe është përplasur me anësoret e rrugës.
I riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa në mjet me të ndodheshin edhe tre miqtë e tij, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.
Hetimet e karabinierëve pritet të zbardhin se çfarë ka ndodhur dhe shkaqet e aksidentit.
Shfaq Komentet (0)