Kryesore

“Fundi i botës!”- Sulmi i Ramës ndaj pedagogut, Petrit Vasili: Piktori i Sigurimit i leh profesorit të matematikës së aplikuar

18:39 - 19.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi.




Vasili e cilëson ‘fundi i botës’ dhe shkruan se Rama ka qenë piktori i Sigurimit të Shtetit.

Sipas tij, matematika, universiteti dhe shkenca, që përfaqëson profesori i bëjnë alergji këtij piktorit injorant të Sigurimit të Shtetit ndaj vërsulet si qentë e rrugës ndaj Prof.Kovaçit.

Reagimi: 

Fundi i botes,piktori i dy metra i Sigurimit te Shtetit i leh Profesorit te Matematikes se Aplikuar!

Hajde ç’bëhet hajde!

Injoranti noterik Edi Rama i leh e çirret kunder Profesorit te Matematikes se Aplikuar Sander Kovaci.

Rama ky Piktori devotshem, ilustratori i Revistes se Sigurimit te Shtetit, qe 19 vjeç, shume mirenjohes edhe per besimin, qe Sigurimi i dha, por edhe per pagesen ka marre me shume qejf, ka edhe fytyre te akuzoje sot Profesorin si njeri te Shik- ut.

Ndersa po vete ky piktori i sigurimit, si kryeminister edhe e ka shperblyer vete Profesorin per punen e tij shume profesionale si Drejtor i Departamentit te Analizes, sot guxon dhe i leh si marrë te kembet profesorit.

Dihet qe ky piktori i Sigurimit nga matematika as qe mbush fare, perjashtuar keto qindra milionat e inceneratoreve dhe te koncesioneve, se aty te grin bashke me keta “llogaritaret” e vet dhe nuk u shpeton asnje lek pa grabitur.

Ndaj Matematika, Universiteti dhe Shkenca, qe perfaqson profesori i bejne alergji ketij piktorit injorant te Sigurimit te Shtetit ndaj versulet si qente e rruges ndaj Prof.Kovaçit.

Le ti shohim bashke ilustrimet e Piktorit te Sigurimit te Shtetit te cilat i ka nenshkruar vete me shume dashuri nga Edi Rama per Revisten ne Sherbim te Popullit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.