LAJMI I FUNDIT

“Krizën dhe inflacionin nuk e sollëm ne”/ Rama: Po nuk kursyem energjinë, do e paguajmë sa ‘frëngu pulën’!

10:42 - 19.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të kursejnë energjinë elektrike, pasi në të kundërt do e “paguajmë sa frëngu pulën për ta pasur”, duke theksuar se krizën dhe inflacionin nuk e solli qeveria.




Rama u kërkoi të mos dëgjojnë opozitën, që sipas tij “akuzojnë për brutalitet ministren e Energjisë që flet për kursim”.

“Duhet kursyer dhe nuk duhen dëgjuar hienat e të djathtës së rublave që skërmiten në klubet e netëve televizioneve duke sharë e akuzuar për brutalitet ministren e Energjisë që flet për kursim. Ca është kjo ‘arrogancë, kujt ia tregojnë këta’. Do ta kursejmë energjinë. Nëse e kursejmë, e kemi. Nëse nuk kursejmë nuk e kemi. Duhet ta paguajmë sa frëngu pulën për ata pasur. Duhet ta eksportojmë një pjesë të saj. 75% prodhojmë neve, pjesa tjetër eksportim. Kjo krizë erdhi pa na pyetur nuk sollëm as luftën as rritjen e çmimeve, por do bëjmë çmos ta përballojmë më lehtë duke vendosur më shumë financa në dispozicion të shqiptarëve. Bum tërmeti, bam pandemia, bam bum situata e re, ne duhet të përballemi. Fakti që ju keni më shumë punë se sa kishit, po kalohet edhe viti më i mirë 2019.”, u shpreh Rama.  


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.