Aktualiteti

Vrasja brutale e influencueses së bukurisë! Ajo u ekzekutua në shtëpinë e saj

18:30 - 19.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E bukura Nubia Cristina Braga, një influencuese e njohur braziliane, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në lagjen Santa Maria në qytetin e Aracão, Brazil, mbrëmjen e 14 tetorit, sipas Daily Mail.




Nubia, e cila kishte pothuajse 60,000 ndjekës në Instagram, u qëllua nga dy burra pak pasi u kthye nga salloni i bukurisë. Sipas policisë, autorët kanë mbërritur në shtëpinë e saj me motor dhe kanë hyrë në pronë nga dera e cila dyshohet se ka qenë e hapur.

Personat e armatosur, sapo kanë parë 23-vjeçaren, kanë hapur zjarr dhe janë zhdukur nga vendi i ngjarjes. Oficerët mbërritën në shtëpi rreth orës 21:00 dhe e gjetën viktimën të vdekur në dysheme në një pellg gjaku.

Autoritetet vendore u bënë thirrje qytetarëve që të japin informacion që do t’i ndihmojë në kapjen e autorëve.

Brazilianja postoi përmbajtje në lidhje me udhëtimet, bukurinë dhe modën dhe madje kishte dyqanin e saj të veshjeve. Në fakt, ajo ëndërronte që një ditë të bëhej një yll me famë botërore në Instagram.

Në të njëjtën kohë, bukuroshja braziliane mori pjesë në aksione vullnetare dhe ndihmoi në organizimin e festave për Ditën e Fëmijëve dhe Krishtlindjet. “Nubia bëri punë vullnetare dhe i ndihmoi të gjithë”, tha halla e saj Claudia Menezes. “Ajo la pas një trashëgimi”.

Identiteti dhe motivi i autorëve mbeten të panjohur, ndërsa hetimet vijojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.