Kryesore

E akuzoi se ia mbylli biznesin si hakmarrjeje, Rama-Shehajt: Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT, sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit!

20:03 - 20.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend pasditen e sotme bëri me dije se policia i ka mbyllur biznesin dhe  ka sekuestruar ambientet ku operonte ky biznes, pa asnjë leje apo urdhër nga prokuroria.




Ai e quajti të gjithën një akt hakmarrjeje dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën.

Kryeministri Rama i është përgjigjur Shehajt me anë të një statusi në Twitter.

“Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje!

Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel!

Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka”, theksoi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.