Kryesore

Vendimi i ERE-s, deputeti i PD: Qeveria rrjep lekët e shqiptarëve për të paguar borxhet për rrugët e florinjta!

19:00 - 28.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të ERE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për më shumë se 60 mijë familje.




Ai shkruan se një ditë pasi Bashkimi Europian konfirmoi se do të ndihmojë vendin tonë për të përballuar krizën energjetike qeveria ka vendosur të rrisë çmimet.

Sula shton se qeveria ka shpërdoruar para për projekte jo produktive duke rritur borxhin publik. “Shpenzimet për këtë zë janë 70 për qind më të larta se pritshmëritë e këtij viti prej 80.4 miliardë lekësh”, shkruan Sula.

Statusi i plotë i Dashnor Sulës:

Qeveri rrjep lekët e shqiptarëve për të paguar borxhet e marë për rrugët e florinjta.

ERE miratoi sot rritjen e energjisë elektrike për më shumë se 60 mijë familje. Një ditë pasi BE konfirmoi se do të ndihmojë vendin tonë me 80 milionë euro për të përballuar krizën energjetike, qeveria vendos të rrjep edhe më shumë qytetarët duke rritur çmimin. Është e vërtetë që ka një krizë energjitike, por Shqipëria i ka pasur të gjitha mundësitë qe ta kalonte me sa më pak kosto.

është kjo qeveri përgjegjëse që në 10 vite nuk ka diversifikuar burimet e energjisë. 1 dekadë është e mjaftueshme për të arritur objektivat.

Në fakt kjo qeveri ka bërë të kundertën. Ka shpërdoruara para për projekte jo efiçente. Rriti borxhin publik (nëse analizojmë edhe borxhin e fshehur të ppp) në 100%. Ndërkohë interesat e borxhit kanë shkuar në stratosferë me rritjen e normës së interesit. Kosto e shërbimit të borxhit publik (pagesat e principalit +interesat) do të arrijnë në 136, 3 miliardë lekë (mbi 1,1 miliardë euro) vitin e ardhshëm përllogarit Ministria e Financave në projektbuxhetin e vitit 2023.

Shpenzimet për këtë zë janë 70 për qind më të larta se pritshmëritë e këtij viti prej 80.4 miliardë lekësh.

Ndaj me lekët shtesë që merr qeveria nuk ndermerr asnjë masë lehtësuese ndaj qytetarëve të saj për të perballuar krizën. Sepse paratë e shqiptarëve shkojnë per të paguar borxhet që merr qeveria e ja jep klientëve të saj me fatura super të fryra. Para të cilat më pas shpërndahen me pushtetarët e me patronazhistët që deformojnë vullnetin e shqiptarëve në vota.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.