AKTUALITET

Bilanci i COVID-19 në vend, MSH: 17 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

17:35 - 30.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 302 teste të kryera, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për COVID. Ndërkohë gjatë 24 orëve është shënuar një humbje jete.




Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 302 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në këto bashki:

12 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 1 në Lushnje.

Janë 244 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,963 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 17

Të shëruar në 24 orë 15

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 302

Testime totale 1,997,033

Raste pozitive 331,800

Raste të shëruara 327,963

Raste Aktive 244

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 162

Vlorë 24

Fier 12

Gjirokastër 12

Berat 11

Durrës 8

Elbasan 5

Shkodër 4

Lezhë 3

Korçë 1

Kukës 1

Dibër 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.