Kosova

Vijon ‘eksodi’ i bluzave të bardha/ Në 3 muaj, u larguan 180 mjekë e infermierë

13:51 - 30.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se 180 mjekë janë larguar nga Kosova për në vendet perëndimore. Si pasojë e kësaj, brenda pesë vjetësh do të vërehet një mungesë e madhe e këtyre profesionistëve, raporton Ekonomia Online.




Përpos largimit të mjekëve, drejt perëndimit janë duke u larguar edhe infermierët, kjo vjen dhe si një lehtësi” e kompanive gjermane të cilat janë duke rekrutuar sa me shumë profesionistë.

Rekrutuesja e infermierëve, Albulenë Shala, u shpreh për Ekonomia Online se interesimi për të ikur jashtë vendit, është shtuar më shumë në tre mujorin e fundit. Kjo sipas zonjës Shala, po bëhet për shkak të kushteve të mira të punës dhe jetesës.

“Interesimi për të rinjtë është rritur shumë, ne këtë punë e bëjmë që tri vite por tre mujori i fundit e ka rritur interesimin shumë. Nuk janë ata vetëm për të mësuar gjuhën, por veçse e kanë mësuar vetë gjuhën pra tregon se rrugën e kanë arrë shumë moti për të shkuar në Gjermani. Se ku shkojnë, janë vende të ndryshme, pra në konceptet tona, ata kanë të drejtë me zgjedh”, u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.